Futboll

Tragjedi në Brazil, përplasja mes tifozëve, humb jetën një 25-vjeçar

Tragjedi në qytetin Belo Horizonte, në Brazil, në ndeshjen mes Atletico Mineiros dhe Cruzeiros. Një tifoz ka humbur jetën për shkak të përplasjes mes dy tifozërive. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, që u qëllua me arme zjarri në bark.

Rezultoi e pasuksesshme ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, pasi tifozi i lënduar humbi jetën pak orë pasi u dërgua në spital.

Në sherr u përfshinë rreth 50 tifozë në lagjen Boa Vista. Një tjetër tifoz mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket ndeshjes, të zotët e shtëpisë fituan me përmbysje me rezultatin 2-1 me golin e fitores që u shënua në minutën e 97-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency