Futboll

Tragjedi në futbollin belg, sëmundja i merr jetën portierit 28-vjeçar

Sëmundja e leukemisë rezultoi fatale për portierin belg të Cercle Brugge, Miguel Van Damme. 28-vjeçari prej vitit 2016 ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë mirëpo për fatin e tij të keq nuk ia doli të fitonte betejën për jetën edhe pse në pesë vite ka marrë disa trajtime. Van Damme lë pas gruan dhe vajzën e vogël ndërsa lajmin për humbjen e jetës së Van Damme e ka komunikuar vetë Cercle Brugge, teksa thekson se për ta është një nga ditët më të vështira në historinë 123-vjeçare të klubit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se miku dhe shoku jonë, Miguel Van Damme humbi betejën e gjatë ndaj leukemisë. Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar atë që ndjejmë, edhe pse prej disa kohësh e dinim se situata nuk ishte e mirë. Është një nga ditët më të vështira në historinë 123-vjeçare të klubit”, shkruhej në deklaratën e belgëve të Cercle Brugge.

Sakaq, për ndarjen e parakohshme nga jeta të 28-vjeçarit ka reaguar edhe klubi i Real Madrid që është solidarizuar me familjen, miqtë dhe klubin e Van Damme në një ditë të dhimbshme për ta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency