Serie A

Tragjedia e Gjenovës, Sampdoria dhe Genoa duan shtyrjen e ndeshjeve

Tragjedia që goditi qytetin e Gjenovës me rrëzimin e urës në autostradën A10 që ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur, ka prekur edhe dy skuadrat e qytetit që marrin pjesë në Serinë A, Genoa dhe Sampdoria.

Dy shoqëritë u kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe janë gati të kërkojnë shtyrjen e ndeshjeve të tyre në javën e parë të Serisë A. Trajneri Ballardini ka anuluar seancën stërvitore të kuqebluve, pasi disa lojtarë e kanë patur të pamundur të mbërrijnë në Pegli, ku do të zhvillohej seanca e radhës.

Nga kjo tragjedi kanë mbetur të shokuar të gjithë, tifozë dhe lojtarë të të dyja skuadrave, që ishin mësuar të udhëtonin thuasje çdo ditë mbi urën tashmë të rrëzuar.

Bilanci i viktimave në qytetin e gjunjëzuar të Gjenovës, ku edhe moti është përkeqësuar, sa vjen e rëndohet.

Presidenti i CONI-t, Giovanni Malago, ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje deri në fundjavë në të gjitha aktivitetet sportive.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency