Boks

Tragjike, humbet jetën në një aksident, boksieri amerikan!

E trishtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku boksieri i talentuar Travell Mazion ka humbur jetën në orët e fundit për shkak të një aksidenti automobilistik i cili rezultoi fatal për 24-vjeçarin. I pamposhtur në peshën super të lehtë, me 17 fitore të regjistruara, boksieri po udhëtonte me mjetin e tij dhe është përplasur me një tjetër. Mazion mbeti i vdekur në vend, ndërkohë që edhe 61-vjeçari që drejtonte makinën tjetër tip “Honda” e humbi jetën në spital. Golden Boy Promotions, kompania e Oscar De La Hoya, ka dalë me një komunikatë ku i shpreh ngushëllimet familjes së boksierit.

“Ne në Golden Boy jemi shumë të pikëlluar për vdekjen tragjike të Travell Mazion natën e shkuar. Mazion ishte një djali i ri, karizmatik, i cili ndriçonte çdo dhomë ku hynte si dhe emociononte fansat kur ishte në ring. Ne dërgojmë lutjet dhe ngushëllimet tona të përzemërta për familjen e tij. Qoftë i përjetshëm”.

Mazion ishte një i ri premtues që për herë të parë në ring kishte zbritur në vitin 2013-të kur ishte vetëm 17-vjeç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency