Futboll

Trajner vetëm për një ndeshje, Wenger sfidon yjet e PSG-së

Arsene Wegner nuk trajnon më prej më shumë se tre vitesh, kur edhe mbylli eksperiencë ne tij 22-vjeçare me Arsenalin, teksa tani është punësuar nga FIFA për të studiuar ide novatore për përmirësimin e futbollit.

Megjithatë francezi 71-vjeçar do t’i rikthehet sërish trajningut dhe do ta bëjë këtë vetëm për një ndeshje. Francezit i është besuar trajnimi dhe drejtimi i futbollistëve më të mirë sauditë, të cilët do të luajnë një miqësore ndaj Paris Saint Germain.

Sfida është parashikuar të luhet në muajin janar dhe misioni i Wenger nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi do të duhet të përzgjidhë dhe drejtojë skuadrën në përballjen me futbollistët më të mirë në botë si Messi, Neymar, Mbappe, Hakimi, Verratti, Sergio Ramos, Donnarumma, etj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency