Angli

Trajneri dhe lojtari i muajit në Premier League, triumfon United

Në përfundimin e muajit shtator, në Premier League janë akorduar edhe çmimet prestigjoze për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit. Erik Ten Hag dhe Marcus Rashford të Manchester United janë të përzgjedhurit si më të mirët e muajit shtator në Premier League.

Tekniku Holandez ka lënë pas startin e dobët të sezonit me dy humbje. Që prej disfatës së fundit me Brentford me rezultatin e thellë 4-0, 52-vjeçari ia ka dalë mbanë të rikthehet te triumfi. Ndërkaq, Ten Hag shndërrohet edhe në vetëm trajnerin e dytë të United pas Ole Gunnar Solskjaer që arrin të shpallet trajneri më i mirë i muajit që nga koha e Sir Alex Ferguson.

Gjatë muajin shtator në Premier League, United ka zhvillur vetëm dy sfida të cilat i fitoj, fillimisht në transfertë përballë Leicester me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në Old Trafford “Djajtë e Kuq” triumfuan kundër kryesuesve të Arsenal me rezultatin 3-1.

Gjithashtu, edhe Marcus Rashford po kalon një formë fantastike nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag. Në shtator, 24-vjeçari fillimisht asistoi në golin e fitores përballë Leicester dhe në supersfidën me Arsenal, anglezi shënoi 2 herë dhe asistoi për golin e Antony. Sfida e rradhës në Premier League për “Djajtë e Kuq” do të jetë në derbin e “Manchesterit”, përballë kampionëve në fuqi të Manchester City.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency