Trajneri i Belgjikës pranon situatën e vështirë të Hazardit
Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martínez, pasi kualifikoi ekipin e tij në Botëror, foli për disa çështje, por më kryesorja kishet të bënte me situatën e Eden Hazard, që prej dy sezonesh është bërë “barrë” për Realin e Madridit.
“Eden po kalon një moment të trishtuar në futbolli. Ai është lojtar fitues dhe gjithmonë ka qenë lider në projekte fituese. Ai nuk ka ritmin e garës, por mbetet lider,” – deklaroi Martinez, duke e mbrojtur futbollistin e “Los Blancos”.
Martinez vlerësoi pozitivisht “qartësinë e stilit” që Luis Enrique i ka imponuar kombëtares dhe që e ka bërë të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, diçka që skuadra si Italia apo Portugalia ende nuk e kanë arritur.
Në lidhje me interesimin e supozuar të Barcelonës, spanjolli sqaroi:
“Nuk kam marrë kurrë një propozim nga Barça. Vitet e fundit kam jetuar me thashetheme të tillë, por kam qenë i përqendruar tek puna e kombëtaren e Belgjikës.”



