Trajneri i Brazilit me mision të veçantë në Paris
Trajneri brazilian, Tite ka udhëtuar drejt Parisit për të ndjekur nga afër sfidën e vlefshme për grupet e Champions Leagues, mes PSG-së dhe italianëve të Napolit.
Qëllimi i parë i teknikut të “Selecaos” është që të verifikojë nga afër formën e brazilianëve të PSG-së, si Neymar, Thiago Silva apo Marquinhos, në pra të sfidave miqësore të muajit Nëntor.
Gjithsesi mediat braziliane kanë raportuar se i vëzhguari special i Tites do të jetë mesfushori i Napolit, Allan, i cili prej vitesh luan në nivele të larta, por është injoruar nga Brazili.
Mesfushori ka thënë më shumë se njëherë se është në pritje të një ftese nga kombëtarja braziliane, ndërsa së fundi për të është bërë e gjallë edhe Italia e Roberto Mancinit.
Pikërisht për këtë arsye, Tite ka vendosur të ndjekë nga afër Allan, për të vendosur më pas nëse do t’i japë një mundësi, apo do ta lërë të zgjedhë një tjetër përfaqësuese.



