Kupa e Shqipërisë

Trajneri i Flamurtarit, Resuli: U ndjemë sikur luanim në Superiore, patëm një paraqitje dinjitoze

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli foli në Supersport pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë teksa u mposhtën në dy ndeshje nga Vllaznia me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Tekniku i kuqezinjve theksoi se skuadra e tij bëri një paraqitje pozitive, ndërsa shtoi se vlonjatët kanë një projekt dhe kërkojnë të kthehen sa më shpejt aty ku e meritojnë.

“Të luash me Vllazninën dhe të ndihesh si në Superiore është diçka e rëndësishme. Ne e dimë se Vllaznia është ndër më të mirat, bëmë një paraqitje dinjitoze në të dyja ndeshjet dhe t’i kthehemi kampionatit për të rikthyer Flamurtarin aty ku i takon.

E dinim që do të ishim në presion nga Vllaznia dhe u morëm me tranzicionin dhe e bëmë mirë edhe duke llogaritur kapacitetet që kemi. Kemi një rast të dyshimte për golin, shanset i kishim, por nuk dua të merrem me arbitrimin. Jemi pjesë e një projekti, do të shohim edhe elementë të rinj nga U19 që t’i bashkohen grupit”, u shpreh Resuli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency