Bundesliga

Trajneri i klubit gjerman nën hetim për pasaportë vaksinimi false

Pasaportat false të vaksinimit nuk qarkullojnë vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani, e madje edhe në një klub futbolli si Werder Bremen. Këtë herë ka qenë trajneri Markus Anfang, që përfunduar nën hetim, pasi dyshohet se ka përdorur një pasaportë vaksinimi false.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi gjerman, që nëpërmjet një deklarate për mediat, ka pranuar ekzistencën e një hetimi, por ka hedhur poshtë me forcë akuzat se trajneri ka përdorur një pasaportë vaksinimi false.

Në deklaratën e klubit të Werder Bremen theksohet se trajneri është vaksinuar rregullisht si pjesa më e madhe e skuadrës dhe se edhe vetë Anfang është I zhgënjyer për hetimin që po bëhet ndaj tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency