Futboll

Trajneri i ri i Bocas: Këtu nuk ekziston purgatori, ka parajsë ose ferr

“Këtu nuk ekziston purgatori, ka vetëm parajsë ose ferr. Objektivi është vetëm të fitosh.” Këto janë fjalët e trajnerit të sapoemëruar të Boca Juniors, Gustavo Alfaro, 56-vjeçarit që pason në këtë detyrë te skuadra më popullore në Argjentinë  Guillermo Barros Schelotto, i cili dështoi të fitonte Coppa Lbertadores në finalen me rivalët e përjetshëm të River Plate.

Alfaro u prezantua nga presidenti Daniel Angelici dhë drejtori sportiv, Nicolás Burdisso. Boca Juniors la nevojë të shërojë sa më shpejt plagët që hapi finalja e dytë në “Santiago Bernabeu” me River Plate.

“E ndiej veten të përgatitur për këtë sfidë dhe e kuptoj që tifozët “xeneizes” kërkojnë me çdo kusht ta fitojnë Coppa Libertadores. Pikërisht për këtë objektiv unë jam këtu.”

I lindur në Rafaela, një provincë e Santa Fe, Alfaro ka qenë futbollist e më pas trajner i skuadrës së qytetit të tij, Atletico. Gjatë karrierë së tij ka drejtuar edhe ekipe të tilla si: Belgrano, Olimpo, Quilmes, Rosario Central dhe Arsenal, me një eksperiencë të shkurtër në 2010-ën tek Al-Ahli Saudi Football Club në Arabinë Saudite. Mes viteve 2014 e 2016 drejtoi Tigres, për të kaluar më pas te Gimnasia di La Plata, nga ku u transferua në vitin 2017 tek Huracan. Pasi prishi kontratën me këtë ekip, pranoi ofertën për të drejtuar skuadrën ku u bë fillimisht i njohur legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency