Premier League

Trajneri i ri i Manchester United, zbulohet preferenca e CR7

Drejtuesit e Manchester United shkarkuan sot Ole Gunnar Solskjaer dhe po kërkojnë për një trajner të ri.

Shumë emra përfliten për pasuesin e teknikut norvegjez në pankinën e “Djajve të Kuq”.

Zinedine Zidane është një ndër favoritët dhe një nga të preferuarit e drejtuesve, por jo i Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez ka fituar tre trofe të Champions League bashkë me Zidane te Real Madrid, por dëshira e tij është një tjetër.

Sky Sports UK shkruan se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson që në vend të Solskjaer të vijë Luis Enrique.

51-vjeçari nga Gijoni drejton kombëtaren spanjolle dhe ka kontratë me iberikët deri në fund të Botërorit Katar 2022.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency