Lajme

Trajneri i Suedisë: Nuk zbret historia në fushë, pa frikë ndaj Italisë

Suedia është gati të bëjë një “surprizë” Italisë në play off-in e botërorit. Trajneri i përfaqësueses nordike, Janne Andersson, shfaqet tejet i karikuar për përplasjen e dyfishtë të nëntorit.

“Nuk zbret historia dhe trofetë në fushë dhe nuk ka fare rëndësi për ne se sa herë e ka fituar Italia botërorin. Kemi respekt, por jo frikë ndaj Italisë. Duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë dhe të jemi si gjithmonë, të përqendruar. Nëse do t’ia dalim mbanë, mund të fitojmë ndaj cdokujt. Ventura? Mendoj se nuk na nënvlerëson, ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë profesionistë.”

Por cfarë mendon Andersson për shortin?

Para se të njihja kundërshtarin, nuk kishte kuptim që të studioja të gjitha skuadrat që mund të kishim përballë. Jonas Thern ka ndjekur takimin Shqipëri – Itali, për të spiunuar pak. Tani fillon puna e vërtetë. Italia është një kombëtare e madhe, me shumë histori dhe traditë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency