Angli

Trajneri i Watford në alarm për Manaj: Fat i keq, mungon për disa kohë

Rey Manaj e nisi mirë aventurën e tij tek Watford në Championship teksa gjeti golin në ndeshjen e tretë me klubin anglez. Mirëpo, së fundmi, sulmuesi i kombëtares ka mbetur jashtë skuadre për shkak të një tërheqje. Trajneri i Watford, Rob Edwards foli rreth dëmtimit të lushnjarit dhe sinjalet nuk ishin aspak pozitive teksa “timonieri” i anglezëve theksoi se Manaj do të mungojë për disa kohë dhe se duhet t’i nënshtrohet sërish një skanimi.

“Për fat të keq, Rey do të na mungoj për disa kohë. Në analizat e detajuara, u vu re një tërheqje ndërsa lojtari duhet t’i nënshtrohet sërish një skaneri në ditët në vijim për të kuptuar më qartë dëmtimin. Dhe, vetëm pas këtyre veprimeve atëherë mund të ndërmarrim hapat e radhës. Por, ajo që mund të them me siguri është se bëhet fjalë për një dëmtim kohor të paktën afatmesëm”, u shpreh Edwards.

Në këtë formë, Manaj humbet edhe dy ndeshjet e radhës të kombëtares në fundin e muajit shtator me kuqezinjtë që do të zbresin në fushë për ndeshjen e Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency