Trajneri i Wolves: Oferta e Tottenhamit? Adama ka edhe një vit kontratë, nuk shoh ndryshim tek ai
Trajneri i Wolves, Bruno Lage ka folur për të ardhmen e Adama Traore, pasi klubi anglez refuzoi një ofertë prej 15 milionë stërlinash për anësorin nga Tottenhami.
“Varet se çfarë është më e mira për secilin, për lojtarin dhe klubin. Nuk shoh ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, mentalitetin e tij, mënyrën si punon. Kështu që unë jam i kënaqur me të. Ai vazhdon të jetë i njëjti lojtar.”
Bruno Large kujtoi që anësori spanjoll ka edhe një vit kontratë me “ujqit”, kështu që nuk shqetësohet për atë që do të ndodhë.
“Atij i ka mbetur edhe një vit tjetër në kontratë. Klubi dhe futbollisti do të flasin dhe do të vendosin për të ardhmen. Jam i lumtur me të, është e vetmja gjë që mund të them. Ai është i fokusuar për të dhënë maksimumin për Wolves”.
Përveç Tottenhamit, për Traore është interesuar edhe Barcelona. Klubi “blaugrana” mund të hidhet në sulm sapo të zgjidhë përfundimisht çështjen “Dembele”.



