Conference League

Trajneri Slot zbardh listën, 23 “luftëtarët” e Feyenoordit për “betejën” e Tiranës

Klubi i Feyenoordit ka publikuar këtë të hënë listën me 23 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për finalen e Conference League kundër Romës. Të gjithë emrat e disponueshëm për betejën finale kundër verdhekuqve, të mërkurën, në orën 21, janë në listën e mëposhtme.

Trajneri Arne Slot ishte me të gjithë futbollistët që ka menduar të marrë në kryeqytetin e Shqipërisë në kampin stërvitor të Feyenoordit për seancën e fundit stërvitore në tokën holandeze, ndërsa të martën delegacioni i klubit të njohur holandez niset drejt Tiranës. Në orën 19:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore në “Arena Kombëtare”.

Përveç 23 emrave të listuar më poshtë, bashkë me ekipin do të udhëtojnë edhe Cole Bassett (nuk ka të drejtë të luajë) dhe Tein Troost.

Lista e Feyenoordit për finalen:

  1. Justin Bijlow
  2. Valentin Cojocaru
  3. Ofir Marciano
  4. Thijs Jansen
  5. Marcus Pedersen
  6. Lutsharel Geertruida
  7. Marcos Senesic
  8. Tyrell Malacia
  9. Jorrit Hendrix
  10. Luis Sinisterra
  11. Alireza Jahanbakhshu
  12. Orkun Kokcu
  13. Bryan Linssen
  14. Philippe Sandler
  15. Reiss Nelson
  16. Fredrik Aursnes
  17. Gernot Trauner
  18. Patrick Wålemark
  19. Ramon Hendriks
  20. Gus Til
  21. Jens Toornstra
  22. Denzel Hall
  23. Cyriel Dessers

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency