Tramezzani drejt tokës së premtuar, te Colorado me Gashin?
Ëndrra amerikane mund të bëhet realitet shumë shpejt për ish ndihmësin e Giani De Biasit te kombëtarja shqiptare. Pas eksperiencave në Zvicër me Luganon dhe Sionin, Paolo Tramezzani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e Colorado Rapids në Major League Soccer. Sipas mediave italiane Tramezzani ka rënë parimisht dakort me drejtuesit e klubit nga Denveri dhe në orët e ardhshme gjithçka do të zyrtarizohet. Te Colorado Rapids, italiani do të gjejë Shkëlzen Gashin me të cilin ka patur një raport shumë të mirë kur ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.



