Angli

Transferimi numër 6 për Tottenham, firmos mbrojtësi që debutoi ndaj Shqipërisë

Klubi i Tottenham duket se po i nënshtrohet një revolucioni në këtë merkato teksa drejtuesit janë duke u munduar të përshtasin organikën sipas nevojave të trajnerit Antonio Conte. Italiani synon objektiva madhorë në sezonin e ri, ndaj drejtori sportiv, Fabio Paratici kapërfunduar me sukses transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Djed Spence.

Mbrojtësi i datëlindjes 2000 vjen nga klubi i Middlesbrough për shumën e 12.5 milionë sterlinave plus bonuset në bazë të performancës në fushë teksa Spence ka firmosur një kontratë e cila është e vlefshme deri në vitin 2027.

Sa i takon karrierës ndërkombëtare, 21-vjeçari ka qenë pjesë e Anglisë U21 dhe debutimin me fanellën e “3 Luanëve” e ka bërë pikërisht në një ndeshje në Elbasan Arena ndaj Shqipërisë U21 në muajin mars të vitit 2022 ndërsa ka kontribuar në kualifikimin e kombëtares për europianin U21 që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Tashmë, Spence e pret një nga eksperiencat më të rëndësishme në karrierë nën urdhrat e një trajneri si Antonio Conte. Mbrojtësi është shndërruar në transferimin e gjashtë për Tottenham në këtë merkato teksa Spurs më herët kanë transferuar Forster, Perisic, Bissouma, Lenglet dhe Richarlison.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency