Kategoria Superiore

Transferta e Gjirokastrës, drejtuesit e Skënderbeut sigurojnë udhëtimin për tifozët

Skëderbeu kërkon ndihmën e tifozëve për ta nisur me fitore në Gjirokastër ndaj Luftëtarit pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e skuadrës korçare kanë vendosur t’u sigurojnë transportin falas mbështetësve të ekipit, për të mos e ndier “ftohtësinë” në shkallët e stadiumit të Qytetit të Gurtë. Në njoftimin e klubit shkruhet:

“Skënderbeu udhëton këtë të premte drejt Gjirokastrës, atje ku do të luhet ndeshja e parë e vitit ndaj Luftëtarit vendas. Takimi i javës së 17-të të Kategorisë Superiore luhet në orën 14:00 në stadiumin “Gjirokastra”.

Klubi i futbollit “Skënderbeu” ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë ta ndjekin takimin në shkallët e stadiumit.

Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” mblidhet në orën 07:30 të mëngjesit para stadiumit “Skënderbeu” për t’u nisur drejt Gjirokastrës.

Ftojmë tifozët të bashkohen me “Ujqërit” në këtë transfertë. Bashkë më të fortë, bashkë ia dalim!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency