Merkato

Trapp dëshiron largimin nga PSG, e duan Liverpool dhe Crystal Palace

Portieri i Paris Saint-Germain Kevin Trapp ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi i kryeqytetit francez, pasi humbi rolin e titullarit që aktualisht e mban spanjolli Areola. Gjermani, që ia kishte rrëmbyer këtë pozicion portierit italian Sirigu, gjatë këtij sezoni është aktivizuar në vetëm dy takime, ndaj i është drejtuar menaxherit të tij Joerg Neubauer për t’i gjetur një skuadër të re.

Sipas shtypit angles, Liverpooli dhe Crystal Palace janë dy klubet angleze që janë gati të afrojnë portierin e ditëlindjes 1990, i cili ka kontratë me PSG deri në vitin 2020. Kartoni i Trapp vlerësohet rreth 10 milionë euro dhe largimi i tij i mundshëm mund të pasohet me kalimin e Gigi Donnarummas në kampionanit francez, pikërisht në radhët e parizienëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency