Trapp kërkon largimin nga PSG, për të mos humbur Botërorin
Aromë divorci mes Kevin Trapp dhe Paris Saint Germain. Portieri gjerman nuk është në planet e Emery këtë sezon teksa nuk ka luajtur asnjë ndeshje me parizienët ndërsa zërat e merkatos janë shtuar. Si për të konfirmuar dëshirën e largimit është vetë 27-vjeçari i cili ka në planet e tij Botërorin me Gjermaninë teksa u shpreh se ka nevojë të për t’u grumbulluar me kombëtaren dhe nëse nuk e bën në Paris, atëherë do të luaj diku tjetër.



