Tre humbje radhazi nuk i falen, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin amerikan
Tre humbje në ndeshjet e fundit të Bundesligës dhe vetëm një fitore në pesë takimet e fundit, kanë rezultuar fatale për trajnerin e Leipzig, Jesse Marsch. Dukej se ekipi nuk po i përgjigjej më 48-vjeçarit ndërsa me javët që kalojnë, ekipi ka humbur shumë terren në klasifikim ndërsa tashmë është në vendin e 11 me 18 pikë.
Marsch e kishte marrë drejtimin e Leipzig në fillimin e sezonit duke zëvendësuar Nagelsmann, teksa e nisi në mënyrë pozitive aventurën e re, megjithatë vazhdimësia mungoi dhe kështu eksperienca e tij nuk zgjati më shumë se pesë muaj.
Ndërkohë, pas shkarkimit të Marsch, ekipi i është besuar përkohësisht deri në gjetjen e një trajneri të ri, Achim Beierlorzer. Ky i fundit do të ketë detyrën të drejtojë skuadrën për ndeshjen europiane të mesjavës ndaj Manchester City, ku kërkohet me patjetër rezultat pozitiv për të garantuar pjesëmarrjen në Europa League.
#RBLeipzig & Chef-Coach Jesse #Marsch haben sich einvernehmlich verständigt, die Zusammenarbeit mit sofortiger Wirkung zu beenden.
Co-Trainer Achim #Beierlorzer betreut das Team gg. ManCity. Eine Nachfolgelösung für Marsch wird zeitnah präsentiert.
➡ https://t.co/SUePCbH2cv pic.twitter.com/tvJA90aZbf
— RB Leipzig (@RBLeipzig) December 5, 2021



