Trefishim page, City përgatit “blindimin” e të preferuarit të Guardiolës
Phil Foden është një nga yjet e Manchester City. Pep Guardiola është i dashuruar me 22-vjeçarin anglez, i cili ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Anglisë.
Trajneri spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të klubit “blindimin” e tij, dhe ashtu do të ndodhë. Te City po përgatisin një kontratë të parefuzueshme sipas raportimeve të The Sun.

Foden e pret trefishimi i pagës sezonale dhe zgjatja e kontratës me disa vite të tjera. Me ofertën e re, “xholi” i Guardiolës pritet të përfitojë rreth 200 mijë paund në javë!
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



