Premier League

Tregolësh i Agueros, Manchester City kalon 3-1 Newcastle

Manchester City vërtetoi në përballjen me Newcastle që humbja me Liverpoolin ishte thjesht një episod i veçuar negativ në ecurinë e jashtëzakonshme në këtë sezon. “Citizens” triumfuan 3-1 ndaj skuadrës së Benitez në “Etihad”, duke rivendosur shumë shpejt diferencën prej 12 pikësh me Manchester United. Duartrokitjet e tifozërisë vendase shkuan veçanërisht për Kun Agueron, autor i të tre golave të Manchester City-t.

Në pjesën e parë takimi u zhbllokua pikërisht nga Aguero, i cili e gjeti të dytin personal në të 63-ën.

Murphy shkurtoi përkohësisht diferencën para se sulmuesi argjentinas të shënonte të fundit në këtë sfidë, duke marrë edhe topin me vete.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency