Tregolësh i Pleas, Gladbachu fut në krizë Werderin
Borussia e Monchengladbachut mori një fitore shumë të rëndësishme 1-3 në fushën e Werder Bremenit, duke konsoliduar edhe më shumë pozitat në në pjesën e sipërme të kreut të klasifikimit. Heroi i skuadrës së drejtuar nga Dieter Hecking rezultoi Plea, që realizoi të tre golat e skuadrës së tij, ndërsa finalizimi i Nuri Sahin thjesht sa e zbuti disi humbjen e Werderit, që është në krizë të thellë rezultatesh (pësoi humbjen e tretë rresht).
Dusseldorfi dhe Stuttgarti, dy ekipet që mbyllin klasifikimin japin “shenja jete”, duke fituar respektivisht 4-1 me Herthen e Berlinit dhe 0-2 me Nurnbergun. Hoffenheimi kaloi 2-1 Augsburgun, ndërsa Frieburgu u mposht në fushën e tij 1-3 nga Mainzi.
Dusseldorf – Hertha Berlin 4 – 1
Freiburg – Mainz 1 – 3
Hoffenheim – Augsburg 2 – 1
Nurnberg – Stuttgart 0 – 2
Werder Bremen – B. Monchengladbach 1 – 3



