Lajme

Trepça ’89 në krizë rezultatesh, merret vendimi për trajnerin Magani

Skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89 nuk po kalon një moment aspak të mirë këtë sezon, pasi në 6 javët e para të IPKO Superligës në Kosovë, ka siguruar vetëm 6 pikë.

Pikërisht për këtë arsye, pas barazimit pa gola në transfertën ndaj Ballkanit, ishin hedhur dyshime edhe mbi të ardhmen e trajnerit peqinas, Gugash Magani, në stolin e skuadrës nga Mitrovica.

Gjithsesi pasditen e djeshme u mblodh edhe kryesia e klubit Trepça ‘89, e cila vendosi të konfirmojë besimin ndaj trajnerit Gugash Magani, me shpresën se skuadra do ta kalojë shpejt këtë moment të vështirë.

“Pas mbledhjes së mbajtur, Kryesia e Klubit ia beson vazhdimësinë e punës Trajnerit, Profesor Gugash Maganit, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë momentale dhe do t’i kthehemi rezultateve pozitive”, thuhej në komunikatën e kryesisë së klubit të Trepçës, firmosur edhe nga presidenti i skuadrës.

Fundjavën e ardhshme, Trepça ’89 do të presë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” skuadrën e sapongjitur në Superligën e Kosovës, Ferizajn, në një sfidë ku trajneri Magani do të tentojë të rikthejë skuadrën te suksesi, që do të sillte qetësi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency