Trippier përfundon në spital, ja gjendja e anësorit anglez
Futbollisti i Atleticos së Madridit, Kieran Trippier, u transportua në spital pas dëmtimit që pësoi në klavikul, në “Mestalla”, në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Valencias. Anësori anglez, i cili ia la vendin Vrsaljkos, iu nënshtrua testeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit.
Ekzaminimet përjashtuan një dëmtim të rëndë të kockave të klavikulës dhe, sipas vetë klubit, gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.
Futbollisti ka pësuar zhvendosjen e klavikulës për shkak të shtrirjes së indeve të buta.



