Kategoria Superiore

Triumfi i Kamzës, meritat shkojnë për Ndreun

Triumfi i Kamzës ndaj kampionëve të Kukësit në një sfidë vendimtare për zonën europiane, është një meritë e jashtëzakonshme e trajnerit Ramazan Ndreu. Në një duel të vështirë në aspektin taktik, duke parë përbërjen e dy skuadrave, merita e trajnerit të kamzalinjve është e madhe.

Numri një i skuadrës nga periferia e kryeqytetit habiti me zgjedhjen e bërë, duke lënë në stol një sulmues të mirëfilltë dhe me reputacion si Stevan Raçiç dhe duke preferuar një skuadër të zhdërvjelltë, e aftë të vraponte gjatë të gjithë kohës për të mos lejuar kundërshtarin të dilte në lojën e vet.

Në një ndeshje tepër të ndjerë në Kukës, Ndreu i besoi nga minuta e parë Filit, si dhe debutuesit Malaj, që vinte nga një periudhë e gjatë mos-aktivizimi me Skënderbeun. Të gjitha këto lëvizje rezultuan të goditura, pasi taktikisht Kamza neutralizoi në fushë kundërshtarin, duke ditur ta godasë për t’i marrë pikët e plota.

Tashmë Kamza mund të quhet me plotë gojën një pretendente për zonën europiane, pasi ka mundur Partizanin, barazuar dy herë me Skënderbeun, si dhe ka ndarë pikët në 3 duele me Kukësin. Një ekip që në startin e sezonit nuk i besonte askush, por i ndërtuar me kujdes nga një mjeshtër, që po me kaq zotësi, po arrin ta drejtojë si duhet në një garë të vështirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency