Conference League

Triumfi i Mourinhos në “Air Albania”, merr urimin e veçantë nga “Bernabeu”

Carlo Ancelotti, pavarësisht se është në prag të finales së tij të pestë të Ligës së Kampionëve, në konferencën për shtyp para përplasjes me Liverpoolin i kushton kohë edhe Romës, që u bë skuadra e parë që fiton Conference League-n.

“I dërgova një mesazh urimi Mourinhos. Ai arriti një objektiv të madh, Roma u është rikthyer fitoreve pas kaq shumë vitesh dhe ishte bukur të shikoje “Olimpicon” duke festuar, një gjë e mirë edhe për futbollin italian”.

Carlo Ancelotti ka parë dhe jetuar shumë net si kampion, kështu që është i aftë për ta menaxhuar presionin e një sfide “titanësh”, siç është Real Madrid Liverpool.

“Kam një kujtesë të mirë dhe i mbaj mend mirë të gjitha finalet e Champions League që kam përjetuar deri më tani. Dhe për këtë ju garantoj se është diçka që nuk mund të kontrollohet. Finalja përgatitet më së miri taktikisht dhe psikologjikisht, por nuk ka formula sekrete. Sfida që luajtëm më së miri, në vitin 2005, e humb. Ne do të dalim në fushë për të bërë më të mirën, duke e ditur se mund të mos mjaftojë as për të fituar. E përsëris, futbolli është diçka që nuk mund ta kontrollosh, edhe nëse disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë: është gjithmonë shumë i bukur dhe duhet ta shijosh, të paktën derisa arbitri të vërshëllejë për të fundit herë, atëherë është një histori tjetër që do të shkruhet”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency