Itali

Triumfi në Conference League i kushton Zaniolos dhe Romës, sulmuesi merr një gjobë të majme

Festa për triumfin në Conference League ndaj Feyenoord në Tiranë,  ishte e jashtëzakonshme për Romën nisur edhe nga koha e gjatë që klubi verdhekuq nuk festonte një trofe europian.

Me t’u kthyer në shtëpi, lojtarët e Romës dhe tifozët u mblodhën për të vijuar me festën ndërsa në një moment të caktuar, Nicolo Zaniolo që vendosi me golin e tij fitore e skuadrës, mori mikrofonin dhe nisje kore kundër Lazios, rivalëve të përbetuar të qytetit.

Por, një gjest i tillë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe me arsyen e shkeljes së Kodit Sportiv, sulmuesi është gjobitur me një shumë prej 4.000 eurosh. Por, por me të njëjtën shumë ëshë gjobitur edhe klubi i Romës për dështimin e përmbushjes së përgjegjësive në një rast të tillë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency