Triumfi në Tiranë rrit entuziazmin, “bum” abonimesh nga tifozët e Romës
Entuziazmi për triumfin në Conference League vijon të jetë i madh mes fansasave të Romës, që kanë reaguar në mënyrë të shkëlqyer në fazën e parë të abonimeve për sezonin e ardhshëm.
Vetë klubi verdhekuq ka njoftuar se nga faza e parë e abonimeve, kanë qenë plot 23 mijë tifozë që kanë prenotuar vendin për të qenë gjithmonë në shkallët e “Olimpicos” për sezonin e ardhshëm.
Kjo është një shifër mjaft e mirë për verdhekuqtë, që duket se kanë entuziazmin dhe karikimin e duhur për të mbështetur skuadrën, ndërsa tani u takon drejtuesve që të plotësojnë organikën e Mourinhos, për të pretenduar për objektiva më madhorë.



