Futboll

Triumfoi në Superclasico, River Plate merr Superkupën e Argjentinës

Martinez me 11–metërsh në minutën e 17-të dhe finalizimi i Scoccos në të 69-ën i dhanë fitoren 2-0 River Plate përballë Bocca Juniors në Superkupën e Argjentinës, që si zakonisht u luajt në një fushë asnjanëse në qytetin Mendoza. Trofeu vendoset në sfidës mes fitueses së kampionatit dhe asaj të Kupës së Argjentinës.

Në këtë derbi, nga më të zjarrtët e rruzullit, nuk ndikuan 23 pikët diferencë mes dy rivalëve të përjetshëm, as statistikat historike, as prania e Carlos Teves, Pavon apo e Pablo Perez në radhët e Boccas. Trofeun, përkundrejt të gjitha parashikimeve, e fituan “Milionerët”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency