Premier League

“Truku” i fizioterapistit të Everton, vrima në çorapet e futbollistit

Everton dhe trajneri Frank Lampard dolën sërish të mposhtur nga ndeshja e Premier League në transfertë ndaj West Ham me rezultatin 2-1. Golin e vetëm për skuadrën nga qyteti i Liverpool e shënoi Mason Holgate, i cili në fakt edhe mund të mos ishte në fushë pasi në pjesën e parë pësoi një dëmtim që detyroi mjekët të ndërhynin dhe madje të “punonin një truk” për ta mbajtur mesfushorin në lojë.

Kështu, fizioterapisti i Everton nxorri një palë gërshërë dhe me to “sajoi” disa vrima në getat e Holgate. Ky episod “fitoi” vëmendjen e të gjithëve ndërsa kurioziteti ishte se cili mund të jetë ndikimi i këtij veprimi në dëmtimin e një futbollisti.

Por, prej dëmtimit, çorapet e ngushta dhe fikse pas këmbës mund të rrezikonin që Holgate të vuante nga ngërçi në muskujt e pulpave. Në këtë formë, fizioterapisti bëri zgjedhjen gjeniale, ndërsa mesfushori në fraksionin e dytë shënoi edhe golin e vetëm të Evertonit që në fund rezultoi sa për statistikë pasi skuadra u mposht me rezultatin 2-1.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency