Premier League

Tuchel: E pranoj, patëm fat sot. Jorginho? Më befasoi te penalltia e dytë

Chelsea vuajti përballë Leeds United, por ia doli të fitonte 3-2, duke rigjetur fitoren në Premier League, aty ku renditet në vend të tretë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City kryesues.

Trajneri i kampionëve të Europës, Thomas Tuchel pranon se ekipi i tij pati fat, teksa i gëzohet triumfit dhe vlerëson saktësinë e Jorginho-s, i cili u tregua i ftohtë dhe i saktë duke realizuar me sukses dy penallti vendimtare.

Unë mendoj se e merituam fitoren, por duhet pranuar që je me fat kur realizon golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes. Ishte shumë e rëndësishme që rikuperuam dy herë, jam shumë i lumtur.

E pranoj, patëm fat, por kishim shumë nevojë për këtë fitore, sidomos prej faktit që në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur fat duke pësuar gola në minutat e fundit”.

Më pas një koment për Jorginho, i cili realizoi dy gola me penallti. “Nuk është kaq e thjeshtë të shënosh dy herë nga pika e bardhë. Nuk isha i sigurt nëse do të merrte përsipër edhe penalltinë e dytë.

Ne besojmë shumë te lojtarët tanë, Jorginho kishte një detyrë të vështirë dhe ka merita të mëdha që u tregua i saktë”, deklaroi trajneri gjerman i Chelsea.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency