Tuchel shpërblehet për Champions-in, rinovon për dy sezone me Chelsea-n
Thomas Tuchel dhe Chelsea zgjasin bashkëpunim mes tyre. Tashmë është zyrtare, trajneri gjerman do të vazhdojë të drejtojë Blutë e Londrës edhe për dy sezone të tjera. Lajmi konfirmohet ne faqen zyrtare të klubit, teksa njoftojnë se tekniku gjerman do të qëndrojë në kryeqytet edhe për dy sezone të tjera.
Triumfi në finalen e Champions League ka qenë një shtysë me shumë për drejtuesit e klubit që t’ia besojnë sërish drejtimin e skuadrës Thomas Tuchel. Gjermani është shprehur për faqen e klubit tepër i lumtur që drejtuesit i radhën sërish atij besimin dhe se ai vetë është i kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre.
Tuchel mori drejtimin e Bluve të Londrës në Janar, asokohe ekipi mbante vendin e 9 në klasifikim dhe në fund të Premier Leagues arriti të rrëmbente vendin e katërt. 30 ndeshje në total për Tuchel si trajner i Chelsea, me 19 fitore dhe vetëm 5 humbje si dhe vetëm 16 gola të pësuar, dhe gjithë këto suksese bënë të mundur që trajnerit gjerman t’i ofrohej rinovimi i kontratës.



