Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, Senegal-Algjeri
Senegali është finalisti i parë i edicionit të 32-të të Kupë së Kombeve të Afrikës, që po zhvillohet në Egjipt. Pasi nxorën jashtë loje Ugandën dhe Benin në fazën me eliminim direkt, skuadra e drejtuar nga Cisse eliminoi në gjysmëfinale Tunizinë, duke e mposhtur me rezultat minimal, me golin e vetëm të takimit që u shënua në minutën 101’. Në fakt, ishte një autogol i Bronn, pas një daljeje të gabuar të portierit Hassen. Skuadra e drejtuar nga Girresse detyrohet të largohet nga turneu pas një ecurie mjaft pozitive.
Duhet theksuar se gjatë 90 minutave të dyja skuadrat humbëm nga një 11-metërsh. Tashmë Mané me shokë i janë afruar shumë trofeut, të cilin synojnë ta ngrenë lart në mbrëmjen e të premtes, në orën 21:00, në Kairo, ku do të përballen me Algjerinë.
Afrikanoveriorët mposhtën 2-1 Nigerinë në kohën shtesë, me një gol të shënuar nga Riad Mahrez. Më pjesën e parë Algjeria kaloi në epërsi pas autogolit të shënuar nga mbrojtësi nigerian, Troost-Ekong. Në minutën e 73-të Ighalo barazoi me 11-metërsh, megjithatë në minutën e 5-të shtesë futbollisti i Manchester City-t, realizoi me një goditje të lirë golin që i dhuroi finalen Algjerisë.



