Conference League

Turi i dytë i arritshëm, Laçi e Partizani mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Laçi dhe Partizani ishin me fat në shortin e sotëm të turit të parë eliminator të Conference League, pasi kurbinasit peshkuan Iskran e Malit të Zi, ndërsa kryeqytetasit do të përballen me gjeorgjianët e Sarbutalo Tbilisit.

Të dy kundërshtarët janë të kalueshëm, të paktën në letër dhe dy klubet shqiptare mund të kalojnë patjetër një mendim edhe për turin e dytë, teksa UEFA ka publikuar edhe listën me rivalët e mundshëm.

Kështu, nëse Laçi ia del të kalojë malazezët e Iskrës, atëherë do të përballet në turin tjetër me njërën prej skuadrave si Djurgardens, Floriana, Levski i Sofjes, Puskas Akademia dhe Racing FC Union.

Nga ana tjetër, nëse edhe Partizani do të kalojë në turin e dytë, atëherë do të përballet me një nga kundërshtarët si Steaua e Bukureshtit, Hapoel Beer Sheva, CSKA e Sofjes, Aleshkert dhe Neftci Baku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency