Turi paraeliminator i Champions-it, kampionia e Kosovës sfidon kampionen e Andorrës!
Në 8 gusht do të nisë edhe edicioni i ri i UEFA Champions League ai 2020-2021 me sfidat gjysmëfinale të ruandit paraeliminator ku do të bëjë pjesë edhe kampionia e Kosovës që me shumë gjasa do të jetë një mes Dritës dhe Ballkanit. Kampionia e Ipko Superligës së Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin në gjysmëfinalet e turit paraeliminator të Championsit pasi është hedhur shorti. Në datën 8 gusht në Nyon të Zvicrës ku do të luhen sfidat gjysmëfinale por edhe finalja e madhe, kampionia e Kosovës do të ketë përballë kampionen e Andorrës, kampionat që për momentin kryesohet nga skuadra e Engordany. Në rast se kualifikohet në finalen e ruandit paraeliminator kampionia e IPKO Superligës do të sfidojë fituesen e çiftit Linfield e Irlandës së Veriut ndaj Tre Fiori të San Marinos, kampionate që nuk kanë rifilluar më pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.



