Sport

Turneu i Indisë Perëndimore/ Anderson dhe Broad lihen jashtë skuadrës së Anglisë

Anglia ka lënë jashtë skuadrës lojtarët James Anderson dhe Stuart Broad për kampionatin e kriketit ,që do zhvillohet në Indinë Perëndimore në muajin mars.

Anderson, është lojtari më i mirë i Anglisë në të gjitha kohërat, duke kontribuuar në plot 169 ndeshje. Ndërsa, 35-vjeçari Broad është i dyti në atë listë, pasi ka marrë pjesë në 152 ndeshje.

Anderson dhe Broad luajtën të dy së fundmi në Australi, takim të cilin Anglia e humbi me rezultatin 4-0.

Pas asaj goditjeje, trajneri i Anglisë, Chris Silverëood, drejtori i kriketit, Ashley Giles dhe ndihmësi i trajnerit Graham Thorpe, dhanë të gjithë dorëheqjet.

Sir Andrew Strauss ka marrë përkohësisht detyrën nga Giles dhe ai ka emëruar Paul Collingëood si trajner të përkohshëm të Anglisë për turneun e Indisë Perëndimore.

Anglia do të mbërrijë në Antigua më 25 shkurt dhe do të luajë ndeshje përgatitore katërditore duke filluar më 1 mars.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency