Featured

“Turpi vazhdon”, presidenti i Vllaznisë reagon për golin e anuluar ndaj Partizanit

Goli i anuluar i Aralicës në fundin e ndeshjes Partizani-Vllaznia, ka shkaktuar polemika të shumta, pasi duket e vështirë të gjesh një arsyetim për vendimin e kryesorit Olsid Ferataj, i cili u thirr nga Andi Koçi të rishikojë aksionin në VAR.

Së fundi, ka reaguar edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, që vijon të zgjedhë orët e vona të mbrëmjes, për të thënë fjalën e tij, ashtu siç ka vepruat shpesh edhe në të shkuarën.

Numri një i kuqebluve e ka quajtur një turp golin e anuluar dhe ka kërkuar që FShF të nxjerrë jashtë sistemit të arbitrimit, kryesorin Olsid Ferataj.

Ja reagimi i Alban Xhaferrit:
Turpi vazhdon !! #Olsid Ferataj !! Thirrje urgjente #fshf# jasht sistemit👎
Askush nuk mund te tallet me djersen,mundin e Vllaznise dhe për më tepër me ndjenjat e nje qyteti❤️💙
Nuk mposhtemi🤝🤲

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency