Kombëtare

Turqi – Shqipëri, ekskluzivitet i Digitalb, tjetër “dhuratë” për tifozët

Miqësorja e luksit Turqi – Shqipëri do të vijë si gjithmonë në ekranin më të dashur për shqiptarët, pasi Digitalb ka siguruar të drejtën e transmetimit të kësaj sfide. Të hënën e 13 nëntorit, në orën 18:30, kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci do të zbresin në “Antalya Stadium”, për të nisur zyrtarisht përgatitjet në vigjilje të eliminatoreve për europianin e ardhshëm. Në këtë miqësore të parë të epokës “Panucci” nuk kishte si të mungonte edhe Digitalb, që sjell në kanalet Supersport këtë 90-minutësh të rëndësishëm për të dy ekipet. Italiani i stolit “kuqezi” pritet të eksperimentojë gjatë kësaj sfide në emra dhe në vendosje, për të krijuar një ide më të mirë të grupit që do të ketë në dispozicion në të ardhmen. Viti 2018 nuk shënon vetëm startin e eliminatoreve të “Euro 2020”, por edhe të Ligës së Kombeve, që është një tjetër ekskluzivitet i Digitalb. Me një ngarkesë të tillë ndeshjesh zyrtare, koha e eksperimenteve për Panuccin është e paktë dhe për këtë arsye miqësorja me Turqinë është jashtëzakonisht shumë e vlefshme. Të hënën, në orën 18:30, nga Antalya gjithcka vjen “live” në Supersport, ashtu si cdo eveniment i Kombëtares së futbollit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency