Legjionarët

Turqit i japin besim Cikalleshit, sulmuesi rinovon kontratën me Konyaspor: Premtoj luftë deri në fund!

Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të pjesë e futbollit turk dhe skuadrës së Konyaspor për të paktën edhe dy vite të tjera (2024). Sulmuesi i kombëtares ishte në skadencë kontrate, megjithatë turqit nuk kanë preferuar ta humbasin lojtarin 31-vjeçar teksa kavajasi është një lider në sulm për Konyaspor.

Në këtë sezon ku skuadra po lufton për objektiva madhorë duke qenë se aktualisht është në vendin e dytë në kampionat, Cikalleshi ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në pesë raste ndërsa në llogarinë e tij shtohen edhe dy asiste. Në lidhje me rinovimin e kontratës, ka folur edhe vetë sulmuesi i cili është shprehur shumë i lumtur për besimin nga drejtuesit ndërsa ka premtuar se do të luftojë deri në fund për fanellën e Konyaspor.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e një familje të madhe si Konyaspor. Dua të falenderoj presidentin, drejtuesit e tjerë të klubit dhe trajnerin të cilët kishin rolin e tyre në këtë rinovim të kontratës. Premtoj se për Konyaspor do të luftojë deri në ditën e fundit, në këtë sezon kemi pasur shumë suksese dhe kjo nuk është rastësi.

E rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë me shpirt, besoj shumë se do ta mbyllim kampionatin në një pozicion të mirë. Kemi një bashkëpunim të mirë me shokët e skuadrës dhe kjo lidhje do të na garantojë që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Cikalleshi.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency