Futboll

Turqit më bindës së Galliani, sulmuesi i Italisë drejt transferimit në Stamboll

Joao Pedro ishte një nga objektivat e Monzës për repartin e sulmit, por lojtari i kombëtares italiane është shumë afër transferimit në Turqi. 30-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Cagliarin, ekip me të cilin luan prej vitit 2017.

Gjithsesi, rënia e sardëve në Serie B i mundëson sulmuesit me origjinë italiane të vijojë karrierën tek një tjetër ekip. Adriano Galliani tentoi ta afronte te Monza, por më bindës janë shfaqur drejtuesit e Fenerbahces.

Sky Sport raporton se agjenti i lojtarit do të takohet nesër paradite me drejtuesit e klubit nga Stambolli. Akordi paraprak është arritur dhe tani pritet vetëm arritja e marrëveshjes zyrtare.

Ndërkohë, Cagliari do të arkëtojë 6.5 milionë euro nga shitja e kapitenit. Joao Pedro përgatitet në këtë mënyrë të largohet nga Italia. Me ekipin ishullor luajti 271 ndeshje dhe ia doli të shënonte 86 gola.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency