U-16/“UEFA Development 2019” mbyllet me humbje minimale ndaj Sllovenisë
Dy humbje dhe një barazim. Ky është bilanci i Shqipërisë U-16 në turneun “UEFA Development 2019”, që u zhvillua në Slloveni. Përfaqësuesja U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj sllovenëve vendas në takimin e tretë dhe të fundit.
Kuqezinjtë e vegjël patën disa raste shënimi, por pa mundur të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare. Golin për vendasit e shënoi kapiteni Marcel Ratnik pas një goditje me kokën në minutën e 35-të. Shqipëria luajti me këtë formacion: Gega, Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bocaj, Hajdaraj, Torra.
Kombëtarja U-16 bënte pjesë në këtë turne së bashku me Perunë, Italinë dhe Slloveninë. Përtej rezultateve, për stafin teknik dhe futbollistët ishte një eksperiencë pozitive që ndihmon në ndërtimin e një grupi kompetitiv për turnetë e ardhshëm.
Rezultatet:
Peru-Shqipëri 1-1 (4 prill)
Shqipëri-Itali 0-1 (6 prill)
Slloveni-Shqipëri 1-0 (8 prill)



