Lajme

U-17/ Kosova dominon Shqipërinë, shënon Zeqiri

Edhe 17-vjeçarët e Kosovës rezultuan mjaft të fortë për bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë. Formacioni i drejtuar nga Dzemal Mustedanagic u mposht 0-1 nga “Dardanët” e vegjël në miqësoren e zhvilluar në “Loro Boriçi”, ku trajnerët respektivë patën mundësinë të shihnin në lojë shumë elementë të rinj, në kuadër të ndërtimin të një grupi të fortë për eliminatoret e europianit që do të zhvillohen në tetor.

Spikati në këtë test Leonard Zeqiri i Kosovës, i cili ekzekutoi saktësisht një goditje të lirë në minutën e 65-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, por goditi shtyllën edhe në pjesën e parë.

Federatat respektive kanë planifikuar edhe një takim tjetër miqësor, që do të zhvillohet ditën e martë, në orën 16:00, po në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency