U-17/Teuta fiton Kupën e Shqipërisë
Teuta U-17 është shpallur fituese e Kupës së Shqipërise për këtë grupmoshë, pasi mposhti 0-1 në finale Flamurtarin. Finalja mes sy skuadrave të qyteteve bregdetare u zhvillua sot, në orën 12:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo sfidë pati shumë rivalitet deri në minutën e fundit.
Golin e fitores për ekipin durrsak e shënoi Endri Qehaja në minutën e 14-të dhe deri në përfundim të finales ky rezultat nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve të shumta që ekipet patën. Medaljet dhe Kupa për fituesit u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, z.Vasil Bici. Këtë të mërkurë, në orën 12:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë për U-19, Besa-Vllaznia, po në “Elbasan Arena”, ku hyrja do të jetë falas.
Flamurtari-Teuta 0-1
Shënues: Qehaja 14’
Formacionet startuese:
Flamurtari: Alimucaj, Gjipali, Fakaj, Llapi, Murati (c), Dule, Shakaj, Kadriaj, Sina, Lamaj, Bocaj.
Teuta: Perlleshi, Elezi, Peja, Dashi (C), Duka, Lajthia, Muka. Qehaja, Tepshi, Manci, Pelivani.




