Lajme

U-20 grumbullim në Antalia dhe dy miqësore me Azerbajxhanin

Antalia nuk është destinacioni i preferuar vetëm i klubeve më të mëdha në vend, por edhe për grumbullimet e Kombëtareve të moshave. Duke shfrytëzuar kushtet e shkëlqyera atmosferike, por edhe sa i takon përgatitjeve, përfaqësuesja e 20-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të grumbullohet në Turqi. Një mënyrë që futbollistët kandidatë për një fanellë kuqezi në kampionatin shqiptar dhe atë kosovar, por edhe në liga të ndryshme europiane të tregojnë kualitetin e tyre. 12 lojtarëve nga ekipet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë në Shqipëri, u shtohet edhe mbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, David Domgjoni. Lista me 22 futbollistë plotësohet me elementë që militojnë në kampionate europiane, Italia, Gjermania, Greqia e madje edhe Danimarka.

Objektivi është puna me talentët nga 18 deri më 20 vjeç, që do të luajë në këtë skuadër, por edhe për ti përgatitur për Kombëtaren Shpresa. Gjatë qëndrimit në Antalia, përfaqësuesja e 20-vjeçarëve ka planifikuar të zhvillojë edhe dy miqësore me bashkëmoshatarët e Azerbajxhanit. Ndeshja e parë do të luhet më 21 Janar, ndërsa testi i radhës do të jetë ai i datës 26 Janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency