U-20/Ukraina kampione e botës për herë të parë në histori
Ukraina U-20 shpallet kampione e Botës për herë të parë në histori falë suksesit 3-1 në finale kundër Koresë së Jugut. Edhe pse përfaqësuesja aziatike kaloi e para në epërsi vetëm pas 8 minutash lojë me anë të talentit 18-vjeçar të Valencias Lee Kangin me 11-metërsh, ukrainasit arritën të ndryshon rrjedhën e lojës me dy gola të Supriaha, të shënuar në minutat 34 dhe 53.
Koreja e Jugut tentoi gjithçka në minutat e fundit për të barazuar, por 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt Tsitaishvili realizoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.



