U bë futbollisti më i paguar te Newcastle, Trippier: Nuk erdha për paratë, por për projektin!
Kieran Trippier u shndërrua në lojtarin e parë të transferuar te Newcastle në epokën e pronarëve sauditë te “Qymyrxhinjtë”. Kartoni i anësorit britanik i kushtoi klubit 12 milionë paund të cilat mbushën arkën e Atletico Madrid.
Sakaq, Trippier me një kontratë prej dy vitesh e gjysmë është shndërruar edhe në lojtarin më të paguar të skuadrës së Newcastle falë 100.000 mijë paundëve që do të përfitojë në javë.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Megjithatë, vetë 31-vjeçari thekson se nuk u transferua në ishull për pagën, por për projektin e klubit. “Lojtarët që kanë luajtur me mua në skuadër, apo edhe trajnerët, e dinë se çfarë karakteri kam. Unë do të luftoj për fanellën dhe e dua shumë këtë sfidë të re.
Unë jam të Newcastle për projektin dhe kjo është e gjitha. Nuk ka asnjë interes tjetër dhe nuk u mendova dy herë për të ardhur këtu. Nëse njerëzit mendojnë se e bëra për para atëherë janë të lirë ta mendojnë këtë, por unë i di arsyet e mia dhe paratë nuk janë një prej tyre”, u shpreh Trippier.



