Premier League

U ble 70 milionë €, sulmuesi suedez: Dy janë shkaqet pse zgjodha Newcastle

Alexander Isak është goditja e madhe e Newcastle në sulm. “Qymyrxhinjtë” arritën akordin me Real Sociaded mbi bazën e 70 milionë eurove, me sulmuesin suedez që ka firmosur për pesë vite me klubin anglez.

22-vjeçari është përforcimi i katërt për ekipin e Eddie Howe pas Sven Botman, Nick Pope dhe Matt Targett. Lojtari i kombëtares suedeze (37 ndeshje dhe 9 gola) u shpreh i lumtur për transferimin në ishull.

Jam shumë i lumtur me vendimin që mora për të ardhur te Newcastle, klub i madh, historik dhe me tifozë të jashtëzakonshëm. Tifozët dhe projekti i klubit ndikuan që të vija këtu. Më pëlqen stili i futbollit që luan Newcastle.

Bëhet fjalë për një futboll tërheqës dhe unë dua të jap kontributin tim”, deklaroi Isak, blerja e të cilit ka lumturuar edhe trajnerin Howe. “Alexander është një futbollist teknik, jam shumë i gëzuar që ai zgjodhi të bashkohet me ne.

Ai është një talent i jashtëzakonshëm që mund të japë një kontribut të madh për ekipin. Jemi të gjithë të lumtur, dua të falënderoj drejtuesit që na sollën një futbollist të tillë”, deklaroi trajneri i Newcastle.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency